LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka lë gjurmë në fitoren e Leverkusenit ndaj M’Gladbach – merr notë të lartë

Granit Xhaka lë gjurmë në fitoren e Leverkusenit ndaj M’Gladbach – merr notë të lartë

Bayer Leverkusen shënoi fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Borussia M’Gladbach në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit gjerman. 

Me këtë triumf, ‘Aspirinat’ tashmë kanë shkuar në 12 ndeshje radhazi me fitore, një rekord ky që tregon se sa ekip fantastik janë ata. 

Ndër më meritorët për këtë fitore të tyre ishte padyshim edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. 


Xhaka asistoi tek goli i parë i cili u shënua nga Florian Wirtz në minutën e 32-të për 1-0, duke qenë si gjithmonë lider i tyre në mesin e fushës. 

Për paraqitjen e tij fantastike dhe asistimin, Xhaka u vlerësua me notën 8.0 nga Sofascore, që ishte më e larta në këtë ndeshje pas Florian Wirtz (9.5). 

Përveç asistimit, Xhaka kompletoi plotë 80 pasime me një saktësi prej 90 për qind, teksa pati edhe një pasim kyç. 

32-vjeçari pati gjithashtu katër topa të gjatë të kompletuar, dy driblime të kompletuara dhe katër duele të fituara. 

Në total ai ka zhvilluar 18 ndeshje me Leverkusenin në Bundesliga këtë sezon, ku ka shënuar dy gola teksa ka gjashtë asistime. 

Në trend Sport

Më shumë
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga

"Misioni im ishte t'i tregoja Barcelonës se kishte bërë një gabim" - Suarez flet për dëbimin nga Barça

La Liga
Zbulohen detaje nga kontrata e Ancelottit: Pritet të marrë një tjetër post te Real Madridi

Zbulohen detaje nga kontrata e Ancelottit: Pritet të marrë një tjetër post te Real Madridi

La Liga
Liverpooli e kërkon Harry Kane: Sulmuesi anglez foli për kthimin e mundshëm në Angli

Liverpooli e kërkon Harry Kane: Sulmuesi anglez foli për kthimin e mundshëm në Angli

Premier League
A luan Barcelona më mirë se Real Madridi? Përgjigjet Hansi Flick

A luan Barcelona më mirë se Real Madridi? Përgjigjet Hansi Flick

La Liga
Emërohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja te meshkujt, Andin Rashica do të drejtojë Kosovën U20

Emërohen përzgjedhësit e Kosovës për grupmoshat e reja te meshkujt, Andin Rashica do të drejtojë Kosovën U20

Sport
Kalo në kategori