Grabitje me armë në një supermarket!

Dy persona të maskuar të armatosur me pistoleta, mbrëmë rreth orës 21:00, kanë kryer vjedhjen në supermarketin 'KAM' në rrugën John Kennedy në Çair të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në kohën e grabitjes, në shitore kishte edhe blerës. Ata me armë drejtuar shitësve, kanë hapur arkat dhe kanë marrë të gjithë fitimin ditor. Janë marrë masa për gjetjen e vjedhësve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































