Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur sot nga Elbasani për ngjarjen në Qafë-Kashar ku u grabit një shumë e madhe parash. Ai ka qenë i ashpër me bankat dhe policitë private që transportojnë paratë pa masat minimale të sigurisë. Tahiri tha se policia do të bëjë maksimumin për zbardhjen e ngjarjes, por kjo nuk është përgjegjesi e saj. “Transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë në një polici private duke u paguar me 180 mijë të vjetra”, tha ai.
Gjatë një bashkebisedimi me studente te Universitetit “A. Xhuvani” ne Elbasan, Tahiri deklaroi:
U grabit një furgon që supozohej se transportonte në mënyrë të sigurt paratë e një banke. Ka disa përgjegjës. Por është e pakonceptueshme për mua që bankat të tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare pa asnjë rregull sigurie. Me zero siguri. Ashtu siç është e pakonceptueshme për mua që transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë në një polici private duke u paguar me 180 mijë të vjetra, dhe këta supozohet të ruajnë miliona euro.
Është e pakonceptueshme për mua si bankat dhe Policitë Private nuk marrin dhe masat më minimale që këto gjëra të mos ndodhin.
Ne duhet të fillojmë të njohim përgjegjësitë që ka secili për të bërë siguri. Kjo ngjarje nuk do ndodhte nëse banka do merrte masat minimale për transportin e miliona eurove. Kjo ngjarje nuk do ndodhte në qoftë se policia private do të kishte masat minimale për të transpurtuar milioan euro të tilla ngjarje nuk do të ndodhnin fare në Republikën e Shqipërisë në qoftë se bankat dhe policitë private do merrnin masat minimale për të mos ndodhur të tilla ngjarje.
Unë kam pasur para disa ditësh një takim me policitë private. Ankoheshin të gjithë njëzëri se rroga e paguar në një bankë në Republikën e Shqipërisë është 200 mijë lekë të vjetra.
Cili qytetar në Republikën e Shqipërisë skllav merr 200 mijë lekë të vjetra?
Unë nuk pretendoj apo presupozoj që të kthehet në një hero duke ruajtur paratë e një banke. Askush. Unë e kuptoj që të tilla ngjarje ndezin debate. Unë e kuptoj që në të tilla ngjarje ne jemi në sprovë me të gjithë.
E kuptoj që në të tilla ngjarje, dukemi sikur kemi rënë. Por janë ekzaktësisht të tilla ngjarje që duhet të na bëjnë më të fortë. Dhe pikërisht atëherë kur na duket sikur kemi rënë ne duhet të ngrihemi. Atëherë kur na duket sikur jemi më të dobët ne duhet të jemi më të fortë, të gjithë bashkë.
Policia sigurisht do marrë të gjitha masat për të gjetur përgjegjësinë, për këdo ka dështuar për detyrën në bankë apo në policinë private. Po kjo nuk mjafton. Një gjë më bëri shumë përshtypje në ngjarjen e djeshme, nga qytetarët prezentë kishte vetëm një telefonatë, të gjithë të tjerët filmonin ngjarjen për ta nxjerrë në rrjetet sociale apo për ta çuar nëpër portale, apo një telefonatë edhe kjo në fund të grabitjes. Kjo është fatale që një shoqëri të shkojë përpara, duke marrë secili përgjegjësitë e veta. Unë nuk kuptoj askënd prej qytetarëve që kanë qenë aty. Që në mes të zgjedhjes nëse do njoftonte policinë , autoritetet apo do filmonte për të bërë gallatën e radhës nëpër portale, ka zgjedhur këtë të dytën. Unë nuk kuptoj askënd prej tyre.
Unë e kuptoj që një qytetar mund të presë që shteti t’i bëjë të gjitha. Policia t’i bëjë të gjitha. Por unë nuk kuptoj askënd prej qytetarëve që kanë qenë prezentë atje dhe gjatë gjithë minutave të grabitjes kanë gjetur mënyrën për të filmuar dhe s’kanë gjetur kurrkush përveç njërit, instinktin, vullnetin për të njoftuar Policinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker