Në videon, që zgjat 24 sekonda, duken dy persona të maskuar dhe me armë në dorë të cilët ne mes të ditës hyjnë brenda argjendarisë që ndodhet në qendër të Fierit.

Me automatikë në dorë, ata detyrojnë klientët të dalin jashtë, duke ecur gati këmba-dorës. Ndërsa, dy shitësit të tmerruar ngrenë duart lartë dhe ulen poshtë banakut.


Ashtu siç shfaqet edhe ne video, njëri nga grabitësit rrëmben të gjitha kutitë ku janë ekspozuar bizhuteritë e shtrenjta, ndërsa tjetri ato qe ndodhen me automatik jashtë vitrinës në brendësi të dyqanit. Me pas, dy grabitësit janë larguar me shpejtësi me florinjtë e grabitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e tre ditëve më parë, në lagjen “Kastriot”, pranë qendrës së Fierit, shkruan BalkanWeb. Policia ka bërë të ditur se sasia e floririt të grabitur është rreth 2 kilogramë. Ndërkohë, ende nuk janë identifikuar dhe arrestuar autorët.

Mësohet se po e njëjta argjendari, sipas së njëjtës skemë, është grabitur dhe dy vjet më parë. /Telegrafi/