Hajdutët grabitën shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles.

Hajdutët thyen xhamin dhe hynë në pronën e tyre, raporton TMZ.


Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës teksa çifti ndodhej jashtë qytetit dhe alarmi i shkaktuar nga xhamat e thyer nuk ka mjaftuar për të ndaluar hajdutët të hyjnë brenda.

Screenshot 8 8 Rita Wilson dhe Tom Hanks

Hanks dhe Wilson nuk janë viktimat e vetme të vjedhjeve në Los Angeles dhe përreth. Së fundmi, një gjë e ngjashme i ka ndodhur reperit Bhad Bhadie, aktores Sarah Hyland dhe aktorit e komedianit Marlon Wayans.

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Ata festuan 36 vjetorin e martesës në maj.

Screenshot 9 8 Rita Wilson dhe Tom Hanks

Çifti u martua më 30 prill 1988.

Hanks ishte i martuar më parë me Samantha Lewes.

Screenshot 10 6 Rita Wilson dhe Tom Hanks

Pas divorcit me Samanthan në vitin 1987, Tom filloi të takohej me Ritën - dhe pjesa tjetër është histori. /Telegrafi/