Një person ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në parkun e Gërmisë, tre persona e kanë kërcënuar dhe me forcë i kanë grabitur 200 euro dhe një orë dore.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në parkun e Gërmisë tre persona të dyshuar e kanë kërcënuar dhe me forcë i kanë grabitur 200 euro dhe një orë dore. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi