Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, deklaroi se do duhej të kishim më tepër sisteme mbrojtje, pasi si Shqipëria edhe Kosova, nuk kanë asnjë lloj mborjtje sa i takon sulmeve që mund të vijnë nga ajri.
I ftuar në Euronews Albania, Goxhaj tha se Serbia ka porositur 20 mijë dronë luftarak e nëse do t’i lëshojë askush nuk mudn ta ndalë, pasi ne nuk kemi asnjë mjet për t’i evidentuar këta dronë deri në momentin që do të arrijnë objektivin.
“Zoti Peka tha më par që Serbia ka porositur 20 mijë dronë nga Irani. Qoftë Kosova, qoftë Shqipëria nuk kanë asnjë sistem të mbrojtjes kundërajrore, kundër këtyre dëmeve. Zoti Peka tha se hapësira ajrore e Shqipërisë mbrohet nga NATO. Jo, hapësira ajrore monitorohet nga NATO, por nuk mbrohet, bën vetëm policim ajror.
Policim ajror do të thotë që në rast të shkeljes së hapësirës ajrore nga ndonjë mjet ajror ndërhyn sipas radhës, Italia apo Greqia kush e ka radhën e ruajtjes së hapësirës.
Por mbrojtje e hapësirës ajrore do të thotë të kemi sisteme radarësh dhe sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore, raketore, ose të tjera. Ne nuk kemi asnjë, as ne as Kosova, për të bërë këtë gjë. Ato 20 mijë dronë Serbia mund t’i lëshojë kur të dojë dhe askush nuk mund t’i ndalojë, sepse nuk kemi sistem as t’i kapim që po vijnë. Ne do e marrim vesh kur të shpërthejnë në objektiv”, u shpreh Goxhaj.
Sipas tij, blerja e raketave do të jetë e shtrirë në kohë e për këtë vit Kosova do të marrë vetëm 40 raketa të cilat në asnjë moment nuk do të mund t’i përdor pa miratimin e NATO-s.
“Duhet të sqarojmë diçka, miratimi nga ana e departamentit të shtetit për 240 raketa Javelin nuk do të thotë që ajo do i marrë menjëherë. Duke parë buxhetin që ka elokuar këtë vit 75 milionë dollarë, vetëm 40 cop do të vijnë këtë vit, sepse 1 raketë kushton 180 mijë dollarë. Po të bëjmë një pjesëtim automatik i bie gati 40 copë të marrë këtë vit.
Në total do të marrë 240 por kjo do shtrirje në kohë. Ndaj është përcaktuar në bashkëpunim me NATOn, pra do i marrë e gradualisht dhe përdorimi i tyre do të jetë gjithnjë me miratim të NATO-s. Nuk do mund t’i përdori Kosova sipas dëshirës apo kur ta shikoj ajo të arsyeshme. Këto raketa do dalin nga bazat e FSK-së vetëm me miratimin e NATO-s.
Kjo është tema kryesore e përcaktuar. Kanë vendosur t’i përgjigjen vetëm tankeve, por ushtria nuk ka vetëm tanke, ka edhe autoblinde, të gjitha ushtritë, përveç tonës që s’ka asgjë, i kanë”, tha Goxhaj duke e cilësuar këtë si një llogaritje shumë të shkurtër.
Ai shtoi se kjo blerje është më tepër një “blerje kozmetike”, e cila më tepër tregon lidhjen e ngushtë me SHBA-në se sa do të sjellë ndryshim apo do zgjidhë konflikte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare