LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, kapet një i kërkuar për 75 vjedhje të ndryshme në disa qytete të Maqedonisë

Gostivar, kapet një i kërkuar për 75 vjedhje të ndryshme në disa qytete të Maqedonisë

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës bën të ditur se pas disa aktiviteteve operative është kryer kontroll në Gostivar, ku është arritur kapja e personit I.XH (24), nga fshati Debresh.

Ai dyshohet për gjithsej 75 vepra penale prej të cilave 51 cilësohen si vjedhje të rënda, 18 cilësohen si vjedhje në tentativë, pesë të tjera cilësohen si marrje të veturave dhe një vjedhje.

Të gjitha këto vepra janë vërtetuar me ADB, video materiale dhe dëshmi tjera. Këto vepra janë kryer në Gostivar, Tetovë, Strugë, Ohër, Kërçovë, Resnjë e Manastir.


Gjatë kontrollit, të arrestuarit i është gjetur një pistoletë, që është konstatuar se është siguruar nga vjedhja në Tetovë, më 3 janar të këtij viti. GJithashtu, është gjetur edhe vetura ”Audi” që është marrë në Strugë, por janë gjetur edhe mjete tjera.

Pas marrjes në pyetje, I.XH i ka pranuar veprat dhe ka sqaruar se si ka vepruar. Ai është identifikuar edhe nga një person, viktimë e plaçkitjeve të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori