LAJMI I FUNDIT:

Gorani: Nuk kemi besuar që rezoluta jonë, do të pranohet nga koalicioni qeveritar (Video)

Gorani: Nuk kemi besuar që rezoluta jonë, do të pranohet nga koalicioni qeveritar (Video)

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dukagjin Gorani ka thënë se dokumenti e thotë qartë se nëse mund të arrihet ndonjë marrëveshje e nuk miratohet në Kuvend me 2/3 e votave anulohet procesi.

Gorani në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se për subjektin e tij, ka qenë befasi pranimi i rezolutës nga koalicioni qeveritar.

“Ne nuk kemi besuar se një rezolutë e tillë do të jetë e pranueshme për koalicionin qeveritar. Nuk kam besuar se subjektet që përbëjnë koalicion qeveritar do ta pranojnë, miratojnë dhe votojnë në Kuvend këtë marrëveshje, pasi opozita ka hapësirë shumë të madhe në delegacionin shtetërorë”.


Ai ka thënë se PSD-ja ka bërë një ofertë dhe se ata janë të hapur për të gjithë ata që kanë ndonjë ide më të mirë për këtë çështje.

“Nëse dikush ka ndonjë ide më të mirë, le të ofrojnë atë dhe do të ishte shumë mirë…më mirë është të përplasemi për ide më të mira se të ofendohemi lart e poshtë në media”.

“…Në situatën që jemi sot, propozimi ynë është më optimal”.

Gorani ka thënë se dialogu është çështje e domosdoshme dhe hapësira kohore për bisedime nuk është e pakufizuar.

“Në vend të grindjeve ne duhet të ofrojmë propozime”, tha ai.

Deputeti i PSD-së ka thënë se meqë ky grup është entiteti i vetëm që ka të drejtë të negociojë me Serbinë, miratimi i rezolutës është fitore e madhe për PSD-në.

“Është fitore për ne për faktin se ne jemi parti opozitare dhe mendojmë të mbesim si të tillë”, tha ndër të tjera tha ndër të tjera Dukagjin Gorani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori