LAJMI I FUNDIT:

Google u mundëson egjiptianëve Twitter pa internet

Google u mundëson egjiptianëve Twitter pa internet

Kompania Google ka nisur shërbimin e veçantë i cili banorëve të Egjiptit u mundëson të dërgojnë porosi Twitter me anë të porosive me zë në një numër telefoni, pa pasur nevojë për lidhje interneti e cila edhe më tutje është e ndërprerë në këtë shtet të goditur nga protestat antiqeveritare.

Në blogun zyrtar të kompanisë Google të hënën në mbrëmje ka deklaruar se shumë njerëzve u ka interesuar gjendja në Egjipt dhe se ka menduar se si t’u ndihmojë njerëzve në terren.

Shërbimin të cilin Google e ka zhvilluar së bashku me ekspertët nga Twitter, u mundëson egjiptianëve të thirrin një numër telefoni dhe të lënë porosi me zë. Ajo automatikisht shndërrohet në porosi teksti dhe dërgohet në Twitter, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.


Në Google theksojnë se për shfrytëzimin e shërbimit nuk nevojitet qasje e veçantë në internet. Në artikullin në të cilin thonë se dëshira e tyre kryesore është që egjiptianëve t’u mundësojnë t’u dëgjohen zërat, theksojnë edhe numrat e telefonit në të cilët shërbimi është i mundur.

Rrjetet për shoqërim në internet si Twitter e Facebook janë një vegël e rëndësishme komunikimi për protestuesit. Agjencia Reuters ka njoftuar se gjatë protestave të cilat kanë nisur të martën e kaluar kanë vdekur më së paku 140 persona. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+

Siri merr një zë të ri në iOS 15.4 beta, një zë i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Bëhuni gati për të ardhmen; Çfarë vjen si risi me gjeneratën e re të Samsung Galaxy S25

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Kalo në kategori