LAJMI I FUNDIT:

Google TV në televizorët nga Samsung

Google TV në televizorët nga Samsung

Samsung publikoi se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me Google në lidhje me përkrahjen për Google TV në televizorët e vet.

Samsung qysh në janarin e këtij viti në panairin Consumer Electronics Show (CES) paraqiti playerët Blu-ray dhe pajisjet e dedikuara të ndërlidhura me përkrahje për Google TV, por asnjëherë nuk i lëshoi në treg.

Drejtori i departamentit të televizorëve pranë Samsung, Yoon Bookeun, tha se kompania planifikon të paraqes televizor me përkrahje për Google TV në një eveniment gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dha kurrfarë detaje shtesë. Vetëm ceki se kompania bashkëpunon me Google për paraqitjen e këtyre pajisjeve.

Gjithashtu është paralajmëruar që Samsung në panairin e ardhshëm CES gjatë muajit janar në Las Vegas do të paraqes gjeneratën e re të ekraneve OLED. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori