Apple bën profit të madh me produktet e saj si iPhone, ndërkohë që tani del se edhe Google po bën të njejtën gjë me pajisjet e reja, Pixel dhe Pixel XL.

Sipas HIS, Google Pixel kushton 285.75 dollarë për t’u prodhuar, përfshirë këtu shpenzimet e prodhimit dhe shpenzimet për materialin. Ndërkohë, Pixel ka një vlerë prej 769 dollarëve në treg.


“Shpenzimet e materialit për një Google Pixel XL me 32GB kushtojnë 278 dollarë, sipas llogaritjeve të kompanisë IHS Markit, liderit botëror të informacioneve kritike dhe analizave.” – deklaron Andreë Rassweiler, drejtor senior në këtë kompani.

“Fatura totale e shpenzimeve materiale për një Google Pixel XL është e përafërt me ato të konkurrentëve tjerë pasi që baza e ofertës dhe specifikat janë të ngjashme nga telefoni në telefon, pavarësisht a është një iPhone, një Pixel apo një telefon i linjës Galaxy.” -  shton Rassweiler.