LAJMI I FUNDIT:

Google ndërpret shitjen e Nexus 6

Google ndërpret shitjen e Nexus 6

Google e ka hequr modelin e saj të fundit të telefonit Nexus 6 nga dyqani i saj online, pas më shumë se një viti nga data fillestare e lansimit të tij.

Motorola e pati bërë lansimin e Nexus 6 në tetorin e kaluar, dhe pajisja me ekranin prej 6” dhe Android Lollipop nuk kishte arritur të lë gjurmë të rëndësishme në treg. Ajo erdhi me një çmim prej 649 dollarësh.

Sigurisht, modelet e këtij viti – Nexus 6p i krijuar nga Huaëei dhe varianti më i vogël Nexus 5x nga LG – janë në dispozicion për tu blerë nga Google Store.

Edhe pse në fillim ky model i telefonit shitej me kosto shumë të lartë, tani i njëjti mund të blihet për rreth 350 dollarë në Amazon. (Telegrafi)