Gjiganti i internetit Google është bashkuar me prodhuesin e madh të automjeteve, gjigantin tjetër gjerman Audi, për të zhvilluar sistemin argëtues dhe informative në makinë të bazuar në sistemin operativ Android, thuhet sipas gazetës Wall Street Journal.
Qëllimi i partneritetit, i cili pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme në panairin e madh të Consumer Electronics Shoë në Las Vegas, do të mundësonte integrimin e muzikës dhe aplikacioneve për navigacion të cilat përdoren aktualisht nga përdoruesit në pajisjet mobile Android edhe në makinat e Audi, thonë burime të Journal.
Partneriteti mes Google dhe Audi pritet të krijojë një sfidë të re për sistemin operativ iOS, me të cilin Apple synon të integrojë përdoruesit e iPhone softuerin e makines së tyre, për tu mundësuar atyre që ta kontrollojnë muzikën, mesazhet dhe hartat drejtpërdrejt nëpërmjet automjetit.
Deri tani, Apple ka nënshkruar marrëveshje të tilla me prodhuesit e mëdhenj të makinave, si BMW, Honda, Nissan, Mercedes, Ferrari, Hyundai, Kia, dhe Infiniti, me qëllim të integrimit të sa më shumë karakteristikave të iOS në makinat e tyre.
Megjithatë, ndryshe nga platforma mobile e Apple, e cila kërkon edhe pajisje mobile iOS (telefon ose tablet) për ta mundësuar integrimin me makinën, zgjidhja e re e Android do punojë pa pajisje mobile Android, por me një harder të integruar në modelet e reja të makinave të markës Audi. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh
Adobe – ristrukturim dhe largime nga puna

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa