Sëmundjet e transmetueshme seksualisht kryesisht kontraktohen përmes seksit të pambrojtur.

Ndër sëmundjet e tilla më të zakonshme janë klamidia, sifilizi dhe gonorreja, ndërsa numri i tyre vetëm sa është në rritje.


Vetëm në Angli, në vitin 2016 kishin qenë 420,000 të diagnostikuar me sëmundje të transmetueshme seksualisht.

Sidoqoftë, a e dini cilat janë simptomat e gonorresë, e cila pas HPV-së është njëra nga sëmundjet më të zakonshme seksuale?

Simptomat

Simptomat kryesisht zhvillohen brenda dy jave të infeksionit, por ndonjëherë merr kohë disa muaj për t’u shfaqur.

Gjithashtu, simptomat e gonorresë dallojnë te meshkujt dhe te gratë.

Simptomat e gonorresë te femrat:

- Rrjedhje e pazakonshme vagjinale, e cila ndonjëherë mund të jetë e hollë ose me ngjyrë të verdhë

- Dhimbje gjatë urinimit

- Dhimbje në zonën e poshtme abdominale

- Gjakderdhje pas seksit

Simptomat e gonorresë te meshkujt:

- Rrjedhje e pazakonshme nga maja e penisit, e cila mund të jetë e bardhë, e verdhë apo e gjelbër

- Dhimbje gjatë urinimit

- Ënjtje e lafshës së penisit

- Dhimbje në testikuj.

Nëse mendoni se keni ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht, është e rëndësishme që sa më parë të konsultoheni me doktorin për t’i parandaluar komplikimet serioze shëndetësore. /Telegrafi/