LAJMI I FUNDIT:

Gomë në vend të rreth-rrotullimit, të rinjtë e Lëvizjes Besa me kritikë ndaj Komunës së Tetovës

Gomë në vend të rreth-rrotullimit, të rinjtë e Lëvizjes Besa me kritikë ndaj Komunës së Tetovës

Forumi rinor i Lëvizjes Besa gjatë ditës së sotme ironizuan me Komunën e Tetovës duke vendosur gomë që improvizon rreth-rrotullimin.

Me këtë aksion, të rinjtë e Lëvizjes Besa thanë se ky udhëkryq përbën problem të madh si për vozitësit ashtu edhe për studentët dhe se në këtë udhëkryq kanë ndodhur aksidente që kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Komuna e Tetovës si duket e ka zënë gjumi dhe nuk sheh më larg se qendra e Tetovës, dhe ndaj këtij problemi as që ka reaguar e lëre më të marrin masa për zgjidhjen e problemit”, thotë Albi Qamili nga Lëvizja Besa.


Sipas tyre edhe pse rreth-rrotullimi do të ishte ideal për zgjidhjen e këtij problemi, organet komunale, sipas tij, zgjodhën që të përdorin semaforët ndërsa semaforët me muaj nuk funksionojnë.

“Si pasojë e kësaj, studentëve, vozitësve por edhe kalimtarëve ju krijohen telashe duke rrezikuar kështu edhe jetët e tyre”, thonë nga Lëvizja Besa duke vendosur rreth-rrotullimin e improvizuar me shpresë se siç thonë nga Lëvizja Besa, komuna të ndërmerr diçka dhe ta zgjidhë problemin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori