LAJMI I FUNDIT:

Gomat e përdorura: Sa të sigurta janë ato?

Gomat e përdorura: Sa të sigurta janë ato?

Drejtuesit e mjeteve përpiqen të kursejnë para në çdo hap, edhe kur blejnë goma.

Për shumë, qëllimi është që të ulet sa më shumë kostoja e posedimit të një makine, por duhet pasur kujdes që të mos rrezikohet siguria juaj dhe e familjes suaj.

Shpesh mund të gjesh reklama për shitjen e gomave të përdorura, dhe kjo formë e tregtisë është bërë e njohur për shkak të standardit të ulët të jetesës dhe çmimeve më të ulëta të gomave të tilla.


Në Mbretërinë e bashkuar u testua cilësia e gomave të përdorura dhe dolën me një rezultat shqetësues: nga 129 goma të inspektuara individualisht, deri në 75% u vlerësuan si të pasigurta, transmeton Telegrafi.

Shoqata që zhvilloi kërkimin, TyreSafe , i deklaroi këto rezultate tragjike.

“Si është e mundur që tre të katërtat e gomave të përdorura në shitje janë të pasigurta? Meqenëse gomat janë pjesa e vetme e një automjeti në kontakt me asfalt, shitja e gomave të tilla shoferëve është e njëjtë me vendosjen e jetës së tyre në rrezik”, tha Stuart Jackson, presidenti i TyreSafe.

Ngjashëm me blerjen e sendeve të tjera të përdorura, vetëm në këtë rast fjala e rrezikshme duhet të merret fjalë për fjalë .

Disa prej nesh nuk mund të përballojnë goma të reja, por nëse tashmë po blini goma të përdorura, shikojini mirë.

Por edhe nëse po blini goma të përdorura, sigurohuni që ato të mos kenë dëmtime të dukshme, të cilat mund të ndikojnë në performancën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj

Audi po ndryshon sërish emrat e modeleve të saj

Auto
Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Auto
Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Auto
Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Auto
Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Auto
Mercedesi me motorr nga Renaulti dhe shumë raste tjera - 10 veturat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër

Mercedesi me motorr nga Renaulti dhe shumë raste tjera - 10 veturat që kanë motorin e një prodhuesi tjetër

Kalo në kategori