Anësori sulmues i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda ka shënuar gol në këtë fundjavë në futbollin kroat.

Osijeku ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kroacisë ndaj Hajduk Splitit.


Goli i fitores për ekipin vendas, Osijek, erdhi në minutat shtesë dhe u shënua nga futbollisti shqiptar, Grezda.

Grezda shënoi një gol të bukur dhe ky ishte goli i parë me skuadrën e Osijekut në Superligën e Kroacisë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x605yp4

telegrafi sport app