Dje në sallonin e Volkswagen në "Porsche" është prezantuar për herë të parë gjenerata e tetë e makinës Golf.

Golf është koncepti më i suksesshëm botëror i makinave, duke e mbajtur filozofinë dhe konfiguracionin e njëjtë për së paku pesë dekada. Shkruarja e faqeve të reja nga tregimi për bestseller, tek ne filloi dje, ku u mbajt premiera e Golf 8 të digjitalizuar, plotësisht i lidhur dhe maksimalisht intiuitiv për përdorim.


Golfi asnjëherë më parë nuk ka qenë aq progresiv. Digjitalizimi i tij i brendshëm mundëson dimension të ri të përdorimit të makinës.

Sistemet për ndihmë të shoferit funksionojnë me shpejtësi deri 210 km/h. Golf 8 është Volkswagen i parë që ka informacione për komunikacionin përmes Car2X, që mund të parashikojë rreziqet para se të afroheni.

Evoluimi i Golf ka filluar para 45 vjetëve në Volfsburg, ku gjatë viteve është dizajnuar dhe rafinuar që sot të prezantohet versioni i fundit, gjenerata e tetë e makinës më të suksesshme, që e definon dhe emëron klasin kompakt.

Fakt është që Golfi i ri e bën mobilitetin e qëndrueshëm të arritshëm për shumë njerëz. Për më tepër, Golfi i ri kalon në platformë plotësisht të digjitalizuar.

Motor efikas - kursim në harxhime deri 17%

Opsionet e makinës për Golfin e ri përfshijnë motor benzinë TSI, motod dizel TDI, motor benzinë të asistuar me elektrikë eTSI mild hybrid dhe motor benzinë bivalent me gas natyror TGI. Të gjithë pa përjashtim janë me turbo ngarkues. Fuqia e motorit për momentin lëviz nga 66 KW/90 KC deri në 110 KW/150 KS.

Lidhje e vazhdueshme dhe Car2X si standard

Sistemit e Golfit të ri jo vetëm që janë të lidhur njëri me tjetrin, por falë njësive të brendshme për lidhje me internet, ata mund të lidhen edhe me botën e jashtme. Përmes eSIM mundësohet qasje në internet dhe përdorimin e funksioneve online "We Connect" dhe "We Connekt Plus" pa harxhime shtesë në periudhë prej 1 ose 3 vjet.

87687479 3110451352320847 4457000155626864640 o

85153112 3110451455654170 2075932563750256640 o

85248248 3110451608987488 1784341680632102912 o

87547967 3110451328987516 7226685923272949760 o

88127612 3110451742320808 390867334178275328 o

88140704 3110451752320807 6025721773486505984 o

87933269 3110451365654179 3857519448063737856 o

87730880 3110451622320820 460689019781513216 o