Golden State po vazhdon me fitore: Disa befasi në NBA (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit NBA.
Golden State Warriors kanë shënuar fitore kundër Dallas Mavericks me rezultat 116-95.
Më të dalluarit tek Warriors ishin Kevin Durant i cili po e vazhdon serine e tij prej çdo ndeshje mbi 20 pikë të shënuara, ai në këtë ndeshje shënoi 28 pikë dhe realizoi 10 kërcime, Stephen Curry ndeshjen e përfundoi me 24 pikë
Tek Mavericks më i dalluari ishte Harrison Barnes me 25 pikë.

Për Golden State kjo ishte fitorja e gjashtë kundrejt dy humbjeve ndërsa Dallas ka një fitore dhe pesë humbje.
Vlen të theksohet se si befasi konsiderohen humbja e Oklahomas kundër Torontos dhe San Antonios ndaj rivalit lokal, Houstonit./Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Oklahoma City Thunder 102-112 Toronto Raptors
San Antonio Spurs 99-101 Houston Rockets
Charlotte Hornets 104-98 Utah Jazz
Indiana Pacers 122-115 Philadelphia 76ers
New York Knicks 110-96 Brooklyn Nets
Washington Wizards 118-93 Boston Celtics
Orlando Magic 107-123 Minnesota Timberwolves
Atlanta Hawks 115-107 Chicago Bulls
Phoenix Suns 107-100 Detroit Pistons
Los Angeles Clippers 111-80 Portland Trail Blazers




















































