LAJMI I FUNDIT:

Golden State fitojnë ndeshjen e dytë finale duke vënë rekord (Foto/Video)

Golden State fitojnë ndeshjen e dytë finale duke vënë rekord (Foto/Video)

Golden State Warriors e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë të finaleve të NBA kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 132-113.

Në këtë mënyrë, ata kanë vënë edhe rekord për më së shumti fitore radhazi në ‘play-off’, 14 sosh. Për më shumë kanë kaluar rekordin e Cavs dhe atë të L.A. Lakers.


Warriors e nisën fuqishëm përballjen duke e fituar çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi (40:34). Ata stagnuan në fraksionin e dytë dhe në këtë pjesëlojë shënuan tri pikë më pak se kundërshtari. Ashtu që shkuan në pushim me rezultat 67-64.

Në çerekun e tretë, Golden State shënoi 35 pikë, kundrejt 24 të Cavaliers, ndërsa edhe në çerekun e katërt Warriors ia dolën të shënonin më shumë pikë se finalisti tjetër (30:25) për ta fituar ndeshjen.

Golden State është vështirë të ndalet këtë sezon dhe ka nevojë edhe për dy fitore që të shpallet kampion i NBA.

Rikujtojmë se ky është sezoni i tretë radhazi që  Cavaliers dhe Warriors luajnë në finale të NBA. Në vitin 2015 triumfoi Golden State, ndërsa në vitin 2016, Clevelandi fitoi titullin e parë më histori.

Më poshtë janë statistikat e lojtarëve të Golden State:

Kevin Durant – 33p/13r/6a/3s/5b

Stephen Curry – 32p/10r/11a

Klay Thompson – 22p/7r

Draymond Green – 12p/6r/6a

Ian Clark – 10p/2r/2a

Shaun Livingston – 10p

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ch6bq6c_OOQ

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori