LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli fiton dramën ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli fiton dramën ndaj Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:74 (19:19, 17:18, 18:20, 24:17), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 19:19.

Lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 17:18, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:37.


Pejanët e nisën më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 39:47, dhe kishin epërsi konstante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57.

1:44 minuta nga fundi, verdhezinjtë ishin duke fituar 69:74, por nga ky moment vendasit hyn në një seri prej 9:0, duke triumfuar në fund 78:74.

Lg Gill shënoi 16 pikë për vendasit, 15 shtoi Valon Bunjaku dhe nga 13 Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 15 kërcime dhe Laron Dendy me 18 pikë e 12 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 17 fitore dhe 10 humbje, ndërsa Peja 14 fitore dhe 13 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

Për pak sa nuk e shitën në verë, tani Barcelona po shpejton për rinovimin e kontratës së Raphinhas

La Liga
Kalo në kategori