Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit.

Supremja në vendimin e marr dje, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.


Kjo ka bërë që të reagojnë shumë personalitete të ndryshme të sferës publike në Kosovë.

I fundit është edhe reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur më mirë si Gold AG.

Ky i fundit i ka kushtuar disa rreshta komandantit të UÇK-së, Selimit, ku e ka quajtur padrejtësi mbajtjen e tij në burg.

Shikoni postën e plotë të Gold AG:Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira, Ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira. Robin që e do Zoti e sprovon, E kujt si ndodh gjë le ta din që e harron. Vërtet katër muret nuk janë hiq të lehta, Si vaji mbi ujë qëndron e vërteta. E di që e pyet vetën a kam shok o burrë Përgjigja është që disa shokë s'paskan qenë kurrë. Sprova është pastrim për besimtarin, Sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin. Ti do të dalësh më lehtë sesa hyre E disave do ti vije turp nga heshtja e tyre. /Telegrafi/