LAJMI I FUNDIT:

Gold AG publikon këngën e re “Liri a Vdekje”

Gold AG publikon këngën e re “Liri a Vdekje”

Artisti nga Presheva, Gold AG, sot (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Liri a Vdekje” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ia ka dedikuar veprimtarit dhe atdhetarit të përkushtuar të çështjes kombëtare shqiptare, Jashar Salihut.

Projekti është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ndërsa në një pjesë Arian Agushi (emri i vërtetë) shfaqet duke realizuar një portret të tij.


Foto: YouTube

Teksti dhe muzika është bërë nga vet reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Alban Fortuna.

Videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘M Production’, kurse piktura në të vërtetë u realizua nga Kastriot Imeri.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti tashmë është i qasshëm në YouTube dhe reagimet e publikut ishin të menjëhershme.

Kush ishte Jashar Salihu?

Jashar Salihu ka lindur në vitin 1953 dhe ka vdekur në vitin 2000 në moshën 47 vjeçare.

Ai ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi, organizatë kjo e cila kishte shtrirë veprimtarinë në Dukagjin në Drenicë dhe vise të tjera. Salihu ka vepruar brenda Komitetit për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori