Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Trimat e Gjakovës” mban titullin kënga e re, për të cilën ka bashkuar forcat me artistin e mirënjohur, Hysni Klinaku.


Teksti dhe melodia u realizua nga vet Arian Agushi (emri i plotë), kurse për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna.

Screenshot 8 36 Gold AG (Foto: YouTube)

Kjo këngë i është dedikuar heroit të kombit, Agron Ramës.

Videoja iu besua produksionit të njohur, MProduction.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Gold AG në platformën YouTube.

Screenshot 9 34 Gold AG (Foto: YouTube)

Ky duhet bërë me dije se nuk është bashkëpunimi i parë i reperit me Klinakun, pasi kanë edhe me shumë se pesë të tjerë. /Telegrafi/