Gold AG i bën një dedikim emocional të ëmës për ditëlindje

Reperi nga Presheva, Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, duket se ka një lidhje shumë të afërt me të ëmën.
Duke qenë se nëna e tij feston sot (e enjte) ditëlindjen, nuk ka munguar një dedikim emocional nga i biri.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, ai i ka thur disa vargje duke shpresuar që të jetojë edhe shumë vite të tjera.
Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):
"Sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë Çdo gja plaket n'jetë po dashnia jote kurrë E tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n'ren t'parë Dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë Kur po vonohna t'veti, pse oj nanë s'po m'thirrë Po m'thu tash ti je rritë, po i vogli let o mirë Gzimin e zemrës, po ta shoh n'drita t'syve Se na u plotësu nanë, dëshira të dyve E hekat e tua tash ma mirë po i kuptoj Kur ai po bon diçka ti po m'thu je kanë nisoj E fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe Le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe. T’paqa edhe shumë vite nanë". /Telegrafi/





























































