Gol maestral nga Enis Bardhi prej gjuajtjes së lirë - lojtari shqiptar zuri në befasi portierin

Maqedonia e Veriut është duke fituar 3-0 përballë Lihtenshtajnit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.
Maqedonasit arriti të realizonin gol pas vetëm shtatë minutash lojë, duke hapur kështu shanset e tyre për dy gola të tjerë.
Enis Bardhi shënoi një gol brilant nga gjuajtja e lirë në minutën e shtatë, duke zënë në befasi portierin kundërshtar.
Dy golat e tjerë u realizuan nga Aleksandar Trajkovski, duke dërguar Maqedoninë e Veriut në epërsi prej tre golash. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































