Gol fantastik nga El Shaarawy, Roma në epërsi ndaj Interit (Video)

13:"Paolo Rattini
Është zhbllokuar rezultati në derbin ndërmjet Interit dhe Romës që po zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Që nga fillimi, ndeshja ishte shumë e hapur me të dyja skuadrat që kërkonin ta gjejnë golin.

Ndërsa të parët që arritën ta gjejnë rrjetën ishin Giallorossët.
Portieri Alisson e nisi një top të gjatë drejt zonës së zikaltërve, ku e priti Stephan El Shaarawy.

Sulmuesi i Romës e paraboloi Samir Handanovicin duke i dhënë epërsi skuadrës së tij (31').
Edhe pas golit të shënuar vazhdoi loja e hapur e të skuadrave në kërkim për të shënuar. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6dh2t3

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































