Vëllaznimi dhe Prishtina kanë ndarë pikët në klasikën e futbollit kosovar.

Skuadra vendase ishte më dominuese në fushë dhe shpesh herë ka atakuar portën mysafire.


Trajneri i Vëllaznimit, Arsim Gojani ka thënë se me më shumë fat do ta fitonin këtë takim.

“Me më shumë fat po të kishim do ta fitonim ndeshjen”, u shpreh fillimisht Gojani.

Tekniku gjakovar ka thënë se gjyqtari kryesor ka mundur të akordoj një penallti në të mirë të skuadrës së tij.

28499800 1645047195534045 1857966357 o 1

“Gjyqtari ka mundur të akordojë një penallti në pjesën e parë, por ajo i takon atij”, vazhdoi Gojani.

Gjakovari thotë se është i kënaqur me pikën e fituar por edhe me angazhimin e futbollistëve.

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve në këtë takim por edhe me pikën e fituar”, përfundoi Gojani.

Në javën e ardhshme Vëllaznimi do të luaj si mysafir te Drita. /Telegrafi/

telegrafi sport app