Nga disa dokumente të rrjedhura, të botuara rishtazi nga The Washington Post dhe ZDF, merret vesh se për dekada të tëra, një kompani që shiste pajisje të kodimit të mesazheve në më shumë se 120 vende ishte në pronësi të fshehtë dhe operohej nga vetë CIA.
Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kompaninë Crypto AG, që u ble nga CIA në kulmin e Luftës së Ftohtë.
Kompania, Crypto AG, shiti pajisje dhe softuer për spiunët, diplomatët, zyrtarët ushtarakë dhe kompanitë private për dekada të tëra.
Po sipas BI, përmes një partneriteti të klasifikuar me agjencinë spiune të Gjermanisë Perëndimore, CIA projektoi pajisjet e kodimit të mesazheve të Crypto AG në një mënyrë që lejojnë që agjencia të deshifrojë dhe lexojë me lehtësi të gjitha mesazhet e dërguara nga klientët e kompanisë.
Disa detaje të koordinimit të Crypto AG me agjencitë e inteligjencës amerikane ishin raportuar më parë – një hetim i 1995 nga The Baltimore Sun zbuloi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare arriti një marrëveshje me drejtuesit e Crypto AG për të manipuluar fshehurazi pajisjet.
Sidoqoftë, shkruan më tej BI, raporti i botuar rishtazi zbulon shtrirjen e plotë të operacionit amerikan të Crypto AG.
Për dekada të tëra, Crypto AG ishte ofruesi kryesor i shërbimeve të kodimit të mesazheve. Kompania mburrej me qindra klientë duke filluar nga Vatikani në Iran, deri te rivalët bërthamorë Indinë dhe Pakistanin – duke gjeneruar miliona dollarë fitime.
CIA mbajti kontrollin mbi kompaninë deri të paktën 2008, kur u përpilua raporti konfidencial i agjencisë i marrë nga The Post.
Crypto AG u likuidua në vitin 2018, dhe pasuritë e kompanisë thuhet se u blenë nga dy kompani të tjera: CyOne Security dhe Crypto International.
Të dyja kanë mohuar çdo lidhje aktuale me CIA-n, dhe kryetari i Crypto International, Andreas Linde, citohet të ketë thënë për The Post se ai “ndjehet i tradhtuar” nga zbulimi.
“Crypto International dhe Crypto AG janë dy kompani plotësisht të ndara pa asnjë marrëdhënie”, ka thënë një zëdhënës i Crypto International në një prononcim për Business Insider.
“Crypto International është një kompani suedeze në pronësi që në vitin 2018 fitoi emrin e markës dhe pasuritë e tjera nga Crypto AG… Ne nuk kemi asnjë lidhje me CIA-n ose BND-në dhe nuk kemi pasur kurrë”, ka shtuar ai.
Megjithatë, CyOne Security nuk ka dhënë ndonjë koment për Business Insider.
Ndërkohë, në një deklaratë për BI, sekretari i shtypit i CIA-s, Timothy Barrett nuk ka pranuar të konfirmojë ose mohojë raportin, duke thënë se agjencia është “në dijeni të raportimit të shtypit në lidhje me një program qeveritar të pretenduar të SHBA-së”.
Business Insider shkruan se Crypto AG filloi të shesë pajisje të kodimit të mesazheve në vitin 1940. CIA thuhet se bleu kompaninë me një marrëveshje shtrëngimi duarsh në vitin 1951, e cila u rinovua me një “marrëveshje licencimi” të fshehtë në vitin 1960.
Në dekadat që pasuan, CIA mbikëqyri përparimet teknike në pajisjet e Crypto AG, duke kaluar në pajisjet elektronike.
Madje, kompania thuhet se ka kontraktuar me Siemens dhe Motorola për të modernizuar pajisjet e saj.
Po sipas shkrimit të BI, mbikëqyrja e CIA-s vazhdoi gjatë viteve 1990 dhe 2000, madje ndërsa të ardhurat e Crypto AG filluan të zvogëloheshin.
Ajo u tret përfundimisht në vitin 2018 dhe u shit për midis 50 dhe 70 milionë dollarë, sipas zyrtarëve anonim aktual dhe ish zyrtarëve, të cituar nga The Post. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAutoritetet në Los Anxhelos përdorin buldozerë për të “pastruar” rrugët nga veturat e braktisura si pasojë e zjarrit
Skenat dramatike teksa zjarret shpërthejnë në perëndim të Los Anxhelosit - përmes fotografive
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?
Dronët ukrainas goditën infrastrukturën e naftës ruse 81 herë në 2024
Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarret në Kaliforni
Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?