LAJMI I FUNDIT:

Goditi me grusht kryeministren daneze, dënohet me katër muaj burgim polaku

Goditi me grusht kryeministren daneze, dënohet me katër muaj burgim polaku

Një polak është shpallur fajtor për sulm, pasi goditi me grusht kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Një gjykatë në Kopenhagë e dënoi atë me katër muaj burg, dëbim dhe ndalim të hyrjes në Danimarkë për pesë vjet, transmeton Telegrafi.

39-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i tha gjykatës të martën se kishte pirë shumë për të kujtuar atë që ndodhi.


Frederiksen pësoi lëndime të lehta kur u godit me grusht në shpatull, gjatë takimit në një shesh të qytetit në qershor.

Përveç akuzës për dhunë ndaj një nëpunësi publik, burri u shpall fajtor edhe për disa akuza për mashtrim dhe ekspozim të pahijshëm në lidhje me incidente të tjera.

Pas vuajtjes së dënimit me burg ai do të deportohet dhe do të duhet të paguajë edhe shpenzimet e çështjes. Frederiksen nuk iu kërkua të paraqitej si dëshmitare në gjyq.

I pandehuri ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën për sulm, por fajtor për disa nga akuzat e tjera. Ai tha se kishte pirë shumë për të kujtuar atë që ndodhi, dhe ishte duke kaluar një “ditë të keqe” kur u përball me Frederiksen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush qëndron pas sulmeve të fundit brenda Rusisë?

Kush qëndron pas sulmeve të fundit brenda Rusisë?

Evropa
Arrestohet njëri prej politikanëve më të pasur në Bosnje e Hercegovinë, në llogarinë bankare i janë gjetur 300 mijë euro me origjinë të kontestuar

Arrestohet njëri prej politikanëve më të pasur në Bosnje e Hercegovinë, në llogarinë bankare i janë gjetur 300 mijë euro me origjinë të kontestuar

Bosnja
Ukrainasit kishin patur rastin të shkatërrojnë aeroplanët më të mirë luftarakë rusë por Shtëpia e Bardhë kishte thënë jo

Ukrainasit kishin patur rastin të shkatërrojnë aeroplanët më të mirë luftarakë rusë por Shtëpia e Bardhë kishte thënë jo

Evropa
Pas sulmeve ukrainase në territorin rus Kursk, reagon Putin

Pas sulmeve ukrainase në territorin rus Kursk, reagon Putin

Evropa
Njihuni me qytetin evropian që shtrihet në tre shtete të ndryshme dhe ua mundëson t'i vizitoni ato brenda 10 sekondave

Njihuni me qytetin evropian që shtrihet në tre shtete të ndryshme dhe ua mundëson t'i vizitoni ato brenda 10 sekondave

Botë

"Sondazhi i sondazheve", CNN tregon se kush po udhëheq mes Harrisit dhe Trumpit

Amerika
Kalo në kategori