Goditi dy mjekë për shkak të detyrës, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Një 31- vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ka goditur dy mjekë për shkak të detyrës.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi I.V ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij i identifikuar si H. V., 41 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































