Edon Zhegrova e ka lënë Kosovën për të bërë karrierë jashtë vendit, pse jo një ditë të luajë për Barcelonën.

Ai është i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm, ndërsa në media e quajnë Lionel Messi i Kosovës.


Kështu fillon shkrimi i goal.com i edicionit gjerman për Edon Zhegrovën.

Kur ishte 12 vjeç, ia ishte zgjedhur si lojtari më i mirë në kampin e mbajtur nga Ac Milan në Kosovë, ku edhe përkundër që kishte kundërshtarë më të mëdhenj, ai kishte shënuar gola dhe kishte vendosur ndeshje.

664923 4246688718119 1647891035 o Me fanellën e Milanit

Tani 18 vjeç, Zhegrova luan te klubi i njohur belg KRC Genk, ka lindur në Bielefeld të Gjermanisë, ku kishe migruar familja e tij shkaku i luftës, për tu kthyer përsëri në Kosovë, si dy vjeç.

Si i vogël yll te Prishtina 

I rritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ai filloi të luajë futboll në rrugë. Si i vogël u bashkua fillimisht me klubin e Flamurtarit, pastaj te Prishtina.

462673 149511998515374 248222517 o Kur ishte pjesë e Flamurtarit me trajnerin Agim Hoxha

Njohësit e futbollin e shihni të ngjashëm me Messin, por kishte edhe nga ta që tek vogëlushi shinin nga pak dhe Mesut Ozilin dhe Arjen Robben.

Zhegrova kur ishte 15 vjeç u largua drejt Standard Liege.

1377169 371516419648263 1202030761 n Te Prishtina

Ishte Luan Ahmetaj,  që e kishte bindur klubin që të nënshkruanin me lojtarin.

Gazetat në Belgjikë e quajnë ‘Messi i Kosovës’. “Jam i ngazëllyer për aventurën time këtu. Ëndrra ime është Barcelona”, ka thënë Zhegrova.

14469724 911485522318014 3197768217114048912 n Te VV St. Truiden

Zhegrova nuk zhvilloi asnjë ndeshje me Standardin, për tu huazuar te VV St. Truiden. Edhe pse Milani ishte i interesuar ai nënshkroi për Genkun.

Pse jo të mos luaj për Belgjikën

Këtë sezon ia po shkëlqen me Genkun. Në ditë e fundit një video e tij duke e kaluar në mënyrë magjike yllin e Schalkes, Bastian Oczipka, u bë hit në internet.

Ai e pranon që ka pasur ftesë nga Kosova U-21, por nuk e sheh vetën për këtë moshë.

“Ata më kanë ftua, por nuk e ndjej vetën që duhet të luaj për U-21. Dua të luaj sa më shumë për Genkun”.

Ai nuk e sheh vetën me çdo kusht me fanellën e Kosovës.

25994583 1209887322477831 8194314838838400554 n Festim i golit me fanellën e Genk

"Nuk kemi ekip të mirë për momentin, pasi kosovarët më të mirë luajnë për Zvicrën, Gjermaninë dhe Shqipërinë”.

Shqipërinë e sheh si mundësi, pse jo edhe Belgjikën.

"Kam disa opsione, përderisa nuk luaj ndeshje zyrtare, kam mundësi zgjedhje”, ka thënë Zhegrova. /Telegrafi/   

telegrafi sport app