Humbja e 12 milion Euro IPA fonde nga Bashkimi Evropian për shkak të paaftësisë dhe neglizhencës së Qeverisë vazhdon ta dëmtoj seriozisht imazhin e Kosovës në procesin e integrimit.
“Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh shqetësimin e thellë me paaftësinë e Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve relevante komunale për të përfituar nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian, në vlerë prej 12 milion Euro, e që i dedikohet ndërtimit dhe menaxhimit të mbetjeve toksike.
Kjo është humbja e radhës e fondeve IPA të BE-së, dhe në të njëjtën kohë, është tregues i mënyrës se si Kosova po e pozicionon veten e saj në politikën e zgjerimit të BE-së. Humbjet e tilla të fondeve IPA nuk kanë vetëm peshë financiare, por, më së shumti, kontribuojnë në dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës si një partner serioz në procesin e integrimit. Jo vetëm kaq, por me humbje të tilla Kosova vazhdon t’i lëshoj vendin shteteve tjera në rajon si Serbia, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, të cilët jo vetëm që përfitojnë shumë herë më shumë asistencë IPA nga BE-ja në krahasim me Kosovën, por po e kurojnë imazhin e tyre përmes menaxhimit adekuat dhe të përgjegjshëm të fondeve të tilla.
Duhet të rikujtojmë që nëpërmjet këtij vendimi, Kosova humbi 12 milion euro investim për të përmirësuar mjedisin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës. Këto fonde ishin donacion që BE-ja i ka dedikuar Kosovës, kurse institucionet e Kosovës, së paku, është dashur të jenë falënderuese dhe të çmojnë ndihmën e drejtpërdrejtë për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Qeveria thjeshtë dështoi për të gjetur një pronë publike ku do të mundësonte vendosjen e implantit të mbetjeve toksike, në të cilin do të vendosej ky investim i BE-së”, thuhet në komunikatë.
Ky lajm sa zhgënjyes është edhe tregues që agjenda për një Kosovë Evropiane mbetet në letër dhe është retorikë boshe e institucioneve të Kosovës. Për më tepër, ky fond prej 12 milion eurosh përveç që është ndihmë e drejtpërdrejtë në buxhetin e Kosovës, në vetvete ka përfshirë edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar për të planifikuar dhe menaxhuar mbetjet toksike të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës (që nuk menaxhohen nga institucionet përkatëse) dhe janë rrezik i përditshëm për jetën qytetare të Kosovës.
GLPS shpreh zhgënjimin e thellë me veprimin dhe paaftësinë e institucioneve të Kosovës për të kuptuar rëndësinë e ndihmës financiare të ofruar në këtë rast, si dhe dështimin e tyre për t’u angazhuar që Kosova të ketë mundësi të përfitoj projekte të tilla në të ardhmen.
Kjo qasje përveç që është dështim për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, e njëjta është tregues që institucionet e Kosovës nuk ka kapacitetin minimal për të përfituar nga donacionet e huaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova