Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar sot raportin “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit ‘Veteranët e rrejshëm’”, me ç’rast u tha se aktakuza e ngritur nga prokuroria ka mangësi të mëdha.
Nita Kusari nga GLPS tha se në këtë hulumtim janë analizuar vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me refuzimin e masës për sigurimin e përkohshëm të kërkesës pasurore juridike, konflikti i kompetencave lëndore në mes të departamenteve, shkeljet e evidentuara nga ana e Drejtësia Sot.
Ajo tha se në analizën e bërë vërehet se aktakuza e ngritur është më mangësi të mëdha, ku aktakuza dështon të shpjegojë veprimet inkriminuese të të pandehurve veç e veç.
“Aktakuza e ngritur i përfshin te gjithë të akuzuarit në një pikë të dispozitivit dhe dështon të shpjegojë veprimet inkriminuese të të pandehurve veç e veç, element ky i domosdoshëm për sqarimin e rolit të secilit të akuzuar në këtë rast. Një veprim i tillë rrezikon qëndrueshmërinë e të gjithë rastit dhe dobëson përfaqësimin e tij pranë gjykatës. Së dyti, sipas analizës së Drejtësia Sot, gjykata ka shkelur dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të cilat përcaktojnë afatet ligjore për caktimin e seancave të shqyrtimit gjyqësor. Më saktësisht, gjykata ka shkelur dispozitat ligjore që përcaktojnë caktimin e seancës fillestare, duke e tejkaluar atë afat për 21 ditë, si dhe ka shkelur dispozitat ligjore që përcaktojnë caktimin e shqyrtimit gjyqësor, duke e tejkaluar atë për më shumë se 200 ditë. Një praktikë e tillë ndikon në zvarritjen e lëndës, në vonimin e drejtësisë dhe në dështimin e luftimit të k rimit e korrupsionit në vend”, tha ajo.
Ajo tha se Gjykata Themelore e Prishtinës me refuzimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosje të masës së përkohshme lidhur me ndalimin e pensioneve ndaj personave të cilët dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme e kanë fituar statusin e veteranit luftëtar, ka marrë vendim të jashtëligjshëm.
“Kjo ngase e njëjta ka konsideruar që kërkesa e Prokurorisë i drejtohet personit të tretë, në këtë rast Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nuk është palë e akuzuar në këtë proces dhe nuk u drejtohet të pandehurve, prandaj të njëjtën nuk e ka miratuar. Drejtësia Sot konsideron që një formë e tillë e interpretimit ligjor nuk do të duhej të gjente zbatim në rastin konkret ngaqë në këtë rast MPMS është organ ekzekutiv dhe jo vendimmarrës, e aq më pak person i tretë në procedurë. Rrjedhimit, MPMS nuk nevojitet të jetë pjesë e aktakuzës meqenëse në këtë rast e njëjta shërben si institucion i cili ekzekuton vendimet e Komisionit Qeveritar, të cilat dyshohen të jenë të jashtëligjshme dhe anëtarët e saj janë personat e akuzuar nga Prokuroria”, tha ajo, raporton KP.
Kusari tha se veprimi i kryetares së trupit gjykues me të cilin u kufizua fotografimi, regjistrimi televiziv në pjesët kur jepet dëshmia e dëshmitarëve dhe u ndalua raportimi i dëshmisë së dëshmitarëve, si dhe që emrat e dëshmitarëve të publikohen vetëm me iniciale, është vendim i kundërligjshëm.
Kjo pasi sipas saj, në këtë rast nuk ka të bëjë me dëshmitarë të mbrojtur e as me dëshmitarë bashkëpunues, e që rrjedhimisht ajo tha se me një vendim të tillë gjykata ka shkelur të gjitha parimet e një gjykimi transparent duke dëmtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Ndërsa, Rreze Hoxha nga GLPS, ka paraqitur disa nga rekomandimet që i kanë për rastin “Veteranët e rrejshëm”.
“Drejtësia Sot u bën thirrje prokurorëve të rastit që gjatë shqyrtimit gjyqësor të tij të ofrojnë prova të mjaftueshme të cilat do të mund të precizonin se si secili prej të pandehurve veç e veç ka përmbushur elemente të veprave penale për të cilat i kanë akuzuar. Për më tepër, të njëjtit rekomandohet të fokusohen që sa më qartë të bëjnë precizimin e aktit akuzues gjatë shqyrtimit gjyqësor. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës duhet kujdesur që këtë rast ta trajtojë me përparësi, meqenëse dëmi që pretendohet që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës dhe që vazhdon të i shkaktohet është shumë i madh. Andaj çdo zvarritje e këtij rasti do të dëmtonte në vazhdimësi buxhetin e Kosovës… Drejtësia Sot i rekomandon Gjykatës Themelore në Prishtinë që përpos këtij rasti, të u kushtohet rëndësi e veçantë dhe të gjithë rasteve të tjera të shënjestruara për liberalizim të vizave”, tha ajo.
Hoxha tha se këto raste duhet të trajtohen si prioritet nga gjykatat dhe prokuroritë në mënyrë që të mos zvarritet procesi gjyqësor dhe të respektohen afatet ligjore të përcaktuara, e që sipas saj në këtë mënyrë do të shënohej përmirësim i madh në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Ajo tha se Drejtësia Sot fton gjyqtaren e rastit që të i respektojë të gjitha dispozitat ligjore në marrjen e vendimeve dhe për të njëjtat të vendos duke i respektuar ato dhe jo duke i tejkaluar. Vendime sikur vendimi për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë, Hoxha tha se duhet evituar në tërësi meqenëse të njëjtat shkaktojnë dëm të riparueshëm.
Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje gjyqtares së rastit që të respektojë të gjitha dispozitat e KPPRK-së, ashtu që të mos marrë aktvendime të pabazuara e të kundërligjshme të cilat do të ndikonin direkt në uljen e transparencës dhe llogaridhënies së gjyqësorit, ku ka përmendur rastin e marrjes së aktvendimit për publikimin e emrave të dëshmitarëve të rastit vetëm me iniciale.
Në rastin e njohur si rasti i “Veteranëve të rrejshëm” janë të përfshirë akterë institucional, të cilët gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë pasur statusin e luftëtarit dhe gjatë pasluftës kanë mbajtur dhe mbajnë pozita të ndryshme institucionale në vend.
Për këtë rast janë të akuzuar 12 persona të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa të akuzuar janë Agim Ceku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës