GJYSMA E JETËS
89:"Friedrich Holderlin by Wilhelm Schulz, in the 26 October 1921 edition of 'Simplicissimus' 18:"© Chronicle/Alamy
Poezi nga: Friedrich Holderlin Përktheu: Kristë Shtufi
Me dardha të verdha
E trëndafila të egër plot,
Bregu varet mbi liqen.
O ju mjellma te hijshme,
Dhe të dehura me puthje,
E zhytni kokën
Në kthjelltësinë e ujit të shenjtë.
I mjeri unë o i mjeri, ku do të marr lule
Në dimër? E ku rrezet e diellit
E hijen e tokës?
Muret qëndrojnë ftohtë dhe pa fjalë, në erë
Kërcasin erëtreguesit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























