“E dashur gjyqtare Arnisa, keni dy fëmijë. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.
Kjo ishte përmbajtja e letrës kërcënuese që gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi tha se e gjeti në 20 janar në zyrën e saj dhe për të cilën kishte bërë kallëzim në polici, duke kërkuar mbrojtje. Por pas një hetimi, Prokuroria e Tiranës arriti në konkluzionin se kërcënimi ishte i inskenuar nga vetë gjyqtarja.
“Janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja Arnisa Këlliçi”, tha Prokuroria e Tiranës.
Nisur nga ky rezultat, Prokuroria e kryeqytetit njofton se mori të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi, me dyshimet se ka bërë kallëzim të rremë dhe ka falsifikuar dokumente. Prokuroria dyshon Këlliçin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve me argumentin se me të dhëna të rreme ka fituar më pas mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky i fundit është vënë në dijeni për rezultatet e hetimit, teksa Prokuroria e Tiranës dërgoi dosjen për kompetencë për hetime të mëtejshme, në Prokurorinë e Durrësit.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi pasi Prokuroria e Tiranës arriti në konkluzionin se kërcënimi që pretendoi se kishte ardhur në drejtim të saj ishte i inskenuar nga vetë ajo./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaluan ilegalisht kufirin – arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa