Prishtina të martën do të luajnë në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në kryeqytet edhe një tjetër ndeshje ndërkombëtare.

Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, ku u mposhtën nga Ferencvarosi, bardhekaltrit do të provojnë fatin e tyre në Ligë e Konferencës, aty ku do të kenë përballë kampionët e Uellsit, Connah’s Quay.


Ndeshja e parë zhvillohet këtë të martë nga ora 18:00, derisa UEFA, tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.

Drejtësia i është besuar gjyqtarëve nga Shqipëria me kryesorin Eldorjan Hamiti, derisa do të asistojnë Nertil Bregasi dhe Orgest Grabova.

Eldorjan Hamiti | Apollon FC

Prishtina ka rast shumë të mirë që të kalojë në raundin tjetër pasi që shihet favorit përballë skaudrës uellsiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app