Anëtarët e organizatës kriminale më me ndikim në Evropë, Ndrangheta, janë dënuar me më shumë se 2200 vite burg, në një nga gjyqet më të mëdha italiane.
Mediat raportojnë se ata akuzohen për krime që variojnë nga zhvatja, huamarrja, vrasja, shpërdorim detyre, pastrim parash e deri te trafiku i drogës.
Përveç tjerash, ky gjyq arriti të tregojë ndikimin e gjerë të krimit të organizuar në institucionet italiane, përcjell Telegrafi.
Kjo për faktin se në krim u përfshinë edhe zyrtarë lokalë, biznesmenë e politikanë.
Ndryshe, ndër njerëzit më të shquar që u dënuan ishte Giancarlo Pittelli, avokat dhe ish-senator i partisë Forza Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
Pittelli u dënua me 11 vite burgim për bashkëpunim me një organizatë të tipit mafioz.
Shumica e të pandehurve u arrestuan në dhjetor të vitit 2019, pas një hetimi të gjerë që përfshin të paktën 11 rajone italiane, i cili filloi në vitin 2016.
Por arrestimi dhe dënimi i mafiozëve nuk do mund të arrihej lehtë pa bashkëpunim me anëtarët e vetë organizatës mafioze.
Më shumë se 50 ish-anëtarë të mafisë ranë dakord të bashkëpunojnë me gjyqin.
Dëshmia e tyre ndihmoi që të zbulohej funksionimi i brendshëm i një prej organizatave më të fuqishme italiane.
Me origjinë në rajonin e varfër të Kalabrisë, Ndrangheta konsiderohet një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë.
Ajo vlerësohet se kontrollon deri në 80% të tregut të kokainës në Evropë.
“Ky raund i parë i dënimeve tregon se sa sfiduese është të luftosh Ndrangheta për shkak të lidhjeve të saj politike, ekonomike dhe financiare”, tha Antonio Nicaso, ekspert i krimit të organizuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025