Gjykimi për lëndën ''Syri i gjarpërit'' shtyhet për në shkurt të vitit 2018

Dënimi për lëndën ''Syri i gjarpërit'' është shty për më 1 shkurt, 2018, pasi që mbrojtja ka dorëzuar kërkesë për gjykim në afat të pranueshëm deri te Gjykata e Lartë, pasi që edhe pas një dekade, rasti nuk merr fund, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas javores Fokus, në vitin e kaluar Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit dhe lëndën e ktheu në rigjykim.
Përndryshe, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2010 kosntatoi se të akuzuarit janë mbajtur padrejtësisht në paraburgim dhe Maqedonia detyrohet t'u paguaj dëmshpërblim.
Në këtë proces që zgjat tashmë 10 vite, janë akuzuar 71 persona./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































