LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare” anulohet sërish, Boki 13 në spital

Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare” anulohet sërish, Boki 13 në spital

Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”, sot është anuluar për herën e tretë. Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili prë momentin gjendet në shërim spitalor, ka qenë arsyeja e anulimit të seancës së sotme.

Gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova, potencoi se kanë marrë njoftim nga INP-Shkup, për të akuzuarin Jovanovski se është në shërim spitalor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të muajit shtator, i akuzuari Jovanovski, pas dhimbjeve të mëdha në tëmth patjetër e ka pasur të operohet. Sipas mbrojtjes së tij kjo situatë është si pasojë e ushqimit joadekuat në burg.


Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë është caktuar për më 28 tetor./Telegrafi/