Eksperti financiar Naser Prapashtica ka thënë se nga të gjeturat në ekspertizë nuk kanë të bëjmë me shpëlarje parash apo para që nuk u dihet burimi i tyre në pasurinë e të akuzuarve që kishin pasur mbi tre milionë euro fitime neto gjatë periudhës 2005-2017.
Një deklarim të tillë, eksperti Prapashtica e ka dhënë në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj gjashtë të akuzuarve për pastrim parash e shmangie nga tatimi.
Në këtë rast, po akuzohen Ramadan, Muharrem dhe Flamur Mavraj, si dhe Xhelal Kastrati, Valdet Muriqi dhe Rexhë Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Mund të them se për të gjeturat në ekspertizë nuk ka asnjë centë pa prejardhje, dhe kur nuk ka pa prejardhje atëherë nuk ka mundësi me pas shpëlarje të parasë, asnjë euro në xhirollogari të partnerëve nuk është një euro të cilës nuk i dihet origjina apo ka origjinë të paligjshme”, deklaroi eksperti Prapashtica.
Ai tha se pasi kishte analizuar të gjitha provat që i ka pasur në dispozicion përmes metodës financiare të lëvizjes së parasë, pasqyrave financiare sipas metodave të kontabilitetit ka konstatuar se secila pagesë, secili shpenzim apo investim kapital i personave sipas tij ka burimin e sigurt dhe ligjor të mjeteve.
E kjo sipas ekspertit Prapashtica vërtetohet me prova dhe fakte konkrete dhe të besueshme.
I pyetur nga prokurori special Atdhe Dema, se si i njëjti erdhi deri tek ky konstatim, eksperti Prapashtica tha se të gjitha të hyrat që kanë realizuar partnerët janë bërë përmes kontratave të noterizuara dhe burimi i mjeteve ka qenë kredia dhe të hyrat nga shitja dhe shërbimi i ndërtimtarisë, shitja e pronave të paluajtshme dhe pagesat që janë bërë përmes xhirollogarive bankare.
Tutje, eksperti ka thënë se në asnjë moment nuk ka parë ndonjë maskim të origjinës pasi që sipas tij të gjitha pronat janë në emër të personave në fjalë dhe se është e arsyeshme metoda se si janë financuar qoftë nga kreditë, qoftë nga shitjet e shërbimeve të ndërtimit.
Kurse duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit së të akuzuarit Ramadamn Mavraj, avokatit Tomë Gashi, eksperti deklaroi se në arkën e Muharrem Mavraj dhe në arkën e Ramadan Mavraj me saktësi vërehen datat kur janë bërë deponimet dhe kur janë bërë tërheqjet dhe shtoi se arka e parterëve nuk ka dalë minus.
Kjo sepse, sipas tij, të gjitha mjetet të cilat kanë rrjedh nëpër xhirollogari bankare kanë pas prejardhje të saktë dhe të identifikueshme.
Sipas ekspertit Prapashtica, partnerët në fjalë përmes kredive në vlerë gjithsej 4 milionë e 699 mijë e 235 euro kanë blerë prona, tokë, pasuri të paluajtshme ndërsa gjatë periudhës 2005-2017 kanë gjeneruar fitim neto në vlerë prej 3 milionë e 129 mijë euro.
E një gjë e tillë sipas tij dëshmon qartë se të njëjtit kanë inkasuar të hyra të ligjshme dhe kanë pas kapacitet për t’i blerë këto prona dhe t’i vendosin në pronësi të tyre.
“Pra nuk kemi të bëjmë me vlerën apo mjete çfarëdo qoftë jo 3.4 milionë por as 100 euro të ardhura pa prejardhje”, ka thënë tutje eksperti.
Tutje, eksperti Prapashtica ka thënë se nëse e lexojmë aktakuzën me vëmendje, del se prokurori i rastit ka punuar me të dhëna gjysmake dhe se në aktakuzë prokuroria thotë se këto mjete janë fituar me aktivitet kriminal por sipas tij asnjëherë nuk e kanë dëshmuar se me çfarë aktivitete.
I pyetur edhe nga kryetarja e trupit gjykues gjykatësja Shadije Gërguri dhe prokuroi Dema se i njëjti gjatë karrierës së tij a ka përpiluar ndonjëherë ekspertizë lidhur me pastrimin e parave, eksperti ka thënë se nuk ka bërë ndonjëherë një ekspertizë të tillë.
Më pas, gjykatësja Gërguri ka thënë se duke marrë për bazë faktin se ekspertiza e ekspertit Basri Fazliu dhe ekspertiza e ekspertit Naser Prapashtica si dhe mendimet e tyre të dhëna gjatë shqyrtimeve gjyqësore janë tërësisht kontradiktore, trupi gjykues do të bëjë një ekspertizë të veçantë ku do të caktojë një grup ekspertësh nga fusha financiare për të sqaruar kontradiktat në mes të dy ekspertizave.
E njëjta bëri të ditur se eksperti Fazliu ka thënë se këto mjete nuk kanë mbulueshmëri me dokumente ndërsa eksperti Prapashtica ka deklaruar se të gjitha qarkullimet kanë mbulesa.
Në këto rrethana, seanca e radhës u shty në kohë të pacaktuar derisa të përfundohet ekspertiza nga grupi i ekspertëve financiarë.
Ndryshe, aktakuza e ngritur më 21 gusht 2019, ngarkon Ramadan Mavraj dhe Muharrem Mavraj se nga viti 2010 deri në vitin 2017, në vazhdimësi, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri-tjetrin, pasurinë e fituar me aktivitet kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit, fshehjes së natyrës dhe burimit të pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në para të gatshme, në llogari individuale, kanë pranuar dhe transferuar mjete monetare me përshkrimin “kthim borxhi i deponimeve të viteve të mëhershme”.
Në aktakuzë thuhet se ata kanë pranuar dhe transferuar mjete pa mbulesë, me të cilat mjete kanë blerë prona pa mbulesë financiare.
Me këto veprime, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrim i parave” nga neni 308 i Kodit Penal, lidhur me nenin 56, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 dhe paragrafi 3, nënparagrafi 1.3 i Ligjit mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. Gjithnjë sipas aktakuzës, Flamur Mavraj, Xhelal Kastrati, Valdet Muriqi dhe Rexhë Kastrati, akuzohen se që nga viti 2010 e deri në vitin 2014 në vazhdimësi, me dashje dhe në bashkëveprim me njëri-tjetrin, pasurinë e fituar me aktivitet kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit, fshehjes së natyrës dhe burimit të pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në para të gatshme, në llogari individuale, kanë pranuar dhe transferuar mjete monetare me përshkrimin “huazim ose kthim huazimi”.
Me këto veprime, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrim i parave” nga neni 308 i Kodit Penal, lidhur me nenin 56, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 dhe paragrafi 3, nënparagrafi 1.3 i Ligjit mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Sipas prokurorisë, ata akuzohen se kanë kryer edhe veprën penale “Shmangie nga tatimi”, ashtu që i akuzuari Ramadan Mavraj, nga viti 2010 deri në vitin 2017 në vazhdimësi, në cilësinë e personit përgjegjës të biznesit individual “ALBES” me qëllim të shmangies nga tatimi, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara me ligj, nuk ka deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i ka përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tij, ashtu që ka dhënë informata jo të sakta nga veprimtaria e vet afariste, me ç’rast ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 63 mijë e 700 euro e 20 centë.
I akuzuari Muharrem Mavraj nga viti 2010 deri në vitin 2017 në vazhdimësi në cilësinë e pronarit të biznesit individual “ALBES” me qëllim të shmangies nga tatimi, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara me ligj, nuk ka deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i ka përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tij, ashtu që ka dhënë informata jo të sakta nga veprimtaria e vet afariste, me ç’rast ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 334 mijë e 856 euro e 40 centë.
I akuzuari Flamur Mavraj nga viti 2010 deri në vitin 2017 në vazhdimësi, duke qenë i punësuar në biznesin individual “ALBES” me qëllim të shmangies nga tatimi, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara me ligj, nuk ka deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i ka përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tij, ashtu që ka dhënë informata jo të sakta nga veprimtaria e vet afariste, me ç’rast ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 3 mijë e 333 euro e 60 centë.
I akuzuari Xhelal Kastrati në cilësinë e shitësit të pronës së paluajtshme në vlerë prej 1 milionë e 500 mijë euro, pjesë e tij pronësore prej 10%, me qëllim të shmangies nga tatimi nuk e ka deklaruar këtë transaksion, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës 2 mijë e 223 euro e 60 centë.
I akuzuari Valdet Muriqi, në cilësinë e shitësit të pronës së paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro, pjesë e tij pronësore 45%, me qëllim të shmangies nga tatimi nuk e ka deklaruar këtë transaksion, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës 28 mijë e 893 euro e 60 centë.
I akuzuari Rexhë Kastrati në cilësinë e shitësit të pronës së paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro, pjesë e tij pronësore 45%, me qëllim të shmangies nga tatimi nuk e ka deklaruar këtë transaksion, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës 26 mijë e 733 euro e 60 centë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re