LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për lëndën “Toplik” vazhdon më 21 shtator, tre dëshmitarë do të arrestohen

Gjykimi për lëndën “Toplik” vazhdon më 21 shtator, tre dëshmitarë do të arrestohen

Gjykimi për lëndën “Toplik” ku i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakiseski, i cili dyshohet për shitjen e tokës shtetërore, do të vazhdojë më 21 shtator.

Procesi është në fazën e dëshmive dhe parashihet të dëgjohen pesë dëshmitarë, të cilët janë propozuar nga Prokuroria. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Osman Shabani, informoi se tre dëshmitarët të cilët nuk ishin sot të pranishëm, të arrestohen nëse nuk paraqiten edhe në seancën e radhës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup u dëgjuan dy dëshmitarë, të cilë kanë qenë të punësuar në Ministrinë për Transport dhe Lidhje dhe kanë qenë pjesë e Komisionit për ankand publik.


Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për shpallje publike ka formuar Komision për zgjedhje të ofertave për shitjen e tokës shtetërore, në të cilën është ndërtuar kompleksi “Sonçev Grad”. Ndërsa fituese ka qenë një firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet./Telegrafi/