Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Selatin Krasniqi ka thënë se në Zllash dhe në shtëpinë e familjes së tij në këtë fshat nuk ka pasur asnjëherë kamp ndalimi.
Para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Krasniqi ka thënë se nuk e di se ku i ka marrë prokuroria informatat por në objektet e familjes së tij asnjëherë nuk janë ndaluar apo maltretuar njerëz.
Ai ka deklaruar se familja e tij e kishte lëshuar shtëpinë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, objekte në të cilat kishte qëndruar edhe ai vet në periudhën e luftës.
Avokati Von Bone: Nëse do të thoja që njerëzit pretendojnë që janë ndaluar në këtë ndërtesë, çfarë reagimi do të kishit ju?
Avokati Von Bone: A keni parë ndonjëherë, në këtë ndërtesë ose çfarëdo ndërtese tjetër, në vendin që kemi diskutuar sot paradite, nëse ka pasur persona të ndaluar aty?
Dëshmitari Krasniqi: Këtë e them me bindje të plotë që nuk i kam parë dhe nuk ka pasur.
Avokati Von Bone: Prokuroria ka një hartë që quhet kampi i ndalimit në Zllash, ku shfaqet ky vend si një kamp ndalimi, çfarë reagimi ke ti për këtë, çfarë mund të thuash ti për këtë gjë?
Dëshmitari Krasniqi: Nuk e di ku i ka marrë prokuroria këto informata veç që në këtë kompleks dhe në fshatin Zllash kurr nuk ka pasur qendër ndalimi, nuk e di ku i kanë marrë. Dhe seriozisht neve si familje shumë na ka bërë dëm kjo.
Dëshmitari ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për roje pranë shtëpisë meqë sipas tij përreth fshatit bëhej roje.
Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari ka thënë se në vitin 1999 kishte qëndruar në shtëpinë e familjes së tij në fshatin Zllash, veçse herë pas here kishte bërë lëvizje për në Prishtinë dhe fshatra përreth.
Avokati Von Bone: A e keni parë ndonjëherë në atë vend Salih Mustafën?
Dëshmitari Krasniqi: Nëse nuk gaboj në dhjetor e kam takuar së pari, para vitit të ri, me një grup ka ardhur dhe ata djemtë kanë shkuar për Majac për luftë sepse atje ka pasur luftë. Në vendin tonë nuk ka pasur, ka qenë më qetë, ka ardhur në janar, ka qëndruar një ditë-dy, ka shkuar, nuk ka qenë detyrë e imja me pyet nga ka shkuar. Është sjellur mirë me ne.
Avokati Von Bone: Në periudhën mars-prill 1999, a e keni parë ndonjëherë atë aty në atë vend në Zllash, në shtëpitë e familjes?
Dëshmitari Krasniqi: Ka qenë para ofensivës, nëse nuk gaboj ka qëndru vetëm një natë dhe më deri më 21 prill nuk e kam parë. Më 21 prill, krejt shokët çka kemi qenë, me të plagosur, e kemi takuar të Qelevitë, diku në mbrëmje ka qenë dhe deri në Koliq kemi shkuar bashkë, në Koliq ne kemi vazhduar për Majac me të plagosur, aty jemi ndarë.
Avokati Von Bone: A të kujtohet sa herë gjatë muajit të prill 1999 ka qenë ai aty
Dëshmitari Krasniqi: Disa ditë para ofensivës ka qenë, ka qëndruar një natë dhe ka vazhduar por nuk e di datën e saktë cilën datë, nuk e di nga ka shkuar, ka pasur punë të tjera sigurisht.
Avokati Von Bone: A ke dëgjuar ndonjëherë nga njerëz që ishin aty ku po qëndroje edhe ti, nëse ndonjëherë Salih Mustafa ka maltretuar ndokënd aty.
Dëshmitari Krasniqi: Jo.
Selatin Kransiqi po vazhdon dëshminë e tij në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai është dëshmitari i 12 në gjykimin ndaj Salih Mustafës, i cili është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite