Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte.
Në këtë seancë është duke dëshmuar Fatmir Sopi, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Prishtinë.
Ai ka treguar për emërimet që janë bërë në kuadër të Brigadës 153. Sopi ka treguar se në atë kohë zëvendëskomandant ishte emëruar Sejdi Veseli, në një takim që ishte mbajtur në shkurt të 1999 ku prezent ishte edhe Kadri Kastrati.
Sopi tha se ai në këtë takim ai është emëruar komandant i mbrojtjes civile pasi që ishte vazhdimisht në teren.
Prokurori: A ishte një pozitë brenda komandës së Brigadës? A e mbajtët këtë pozitë deri në fund të luftës?
Sopi: Jo pozitat tona kanë ndryshuar, dhe pas luftës kom pas pozitën e komandantit të Brigadës.
Prokurori: Kur u bëtë zëvendëskomandant i Brigadës?
Sopi: Pas ofensivës së 18 prillit 1999
Prokurori: Kush ju emëroi në këtë pozitë?
Sopi: Më emëroi komandanti i Zonës Operative të Llapit, komandat Rrustem Mustafa.
Prokurori: A mund të na thoni se kur u emëruat komandat brigade?
Sopi: Këtë pozitë e kam mbajtur pasi që përfundoi lufta.
Prokurori: Kur u emëruat ju si zëvendëskomandant i Brigadës, çfarë u bë me Sejdi Veselin pasi që thatë se ai ishte fillimisht zëvendëskomandant?
Sopi: U emërua shef i shtabit të brigadës.
Prokurori: E mori dikush pozitën e komandantit të Brigadës gjatë luftës?
Sopi: Po ishte Adem Shehu, ai vinte nga Tirana kishte eksperiencë ushtarake në ushtrinë e Shqipërisë dhe si i tillë u emërua nga komanda e Zonës Operative të Llapit, komandant në brigadën tonë.
Prokurori: Kur e mori pozitën e komandantit të Brigadës 153?
Sopi: Datën e saktë nuk e di, ka ndodhur në fund të marsit të vitit 1999.
Prokurori: A ishte Rrahman Dini në atë takim me Kadri Kastratin në shkurt të vitit 1999 apo më vonë?
Sopi: Unë mendoj se disa nga emërimet kanë ndodhur atë ditë, por mund të ketë ndodhur që disa prej emërimeve të jenë ndodhur më vonë, nuk e mbaj mend
Prokurori: Çfarë gjendje fizike ishte Rrhman Dini në atë kohë?
Sopi: Në fillim ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur kemi punuar bashkë në organizmin e radhëve të UCK në fshatrat e Gollakut, por më vonë gjendja e tij shëndetësore është keqësuar
Prokurori: Rrahman Dini a ju ka thënë se cila ishte natyra e problemeve shëndetësore që ka pas?
Sopi: Nuk e ka dit as ai as unë, por e di që ka pas probleme me mushkëri, frymëmarrje dhe zemër
Prokurori: A dini se a është arrestuar Rrahman Dini nga autoritet serbe?
Sopi: Po por kjo ka ndodhur para lufte
Prokurori: A e dini kur ka ndodhur?
Sopi: Në vitin 1984.
Prokurori: Sa kohë ka kaluar në burg Rrahman Dini?
Sopi: Katër ose pesë vite, aq sa kam qëndruar unë, ne kemi qenë bashkë në burg.
Prokurori: A janë keqtrajtuar ata që kanë qenë në burg?
Sopi: Janë keqtrajtuar në mënyrën më çnjerëzore, nuk e di si ti përshkruaj
Seanca gjyqësore është duke vazhduar ende me pyetjet e tjera nga ana e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.
Gjykimi ndaj Mustafës ka nisur më 15 shtator 2021, derisa në seancën e parë ishte deklaruar i pafajshëm. Mustafës i ishte konfirmuar aktakuzë më 12 qershor 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi