LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i Fredi Belerit, Prokuroria e Posaçme shprehet më 13 shkurt

Gjykimi i Fredi Belerit, Prokuroria e Posaçme shprehet më 13 shkurt

Prokuroria e Posaçme, SPAK, do të thotë fjalën e saj të fundit ndaj Fredi Belerit më 13 shkurt. Gjykata e Posaçme mbylli shqyrtimin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të akuzuar për “korrupsion në zgjedhje” dhe caktoi këtë datë për leximin e pretencës së prokurorisë.

Debati i fundit mes palëve në gjyq ishte mbi faktin se përse ditën e arrestimit të Belerit, më 12 maj 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte lëshuar një dëshmi penaliteti me përcaktimin “i dënuar” për të, ndërsa para dhe pas këtij momenti, dëshmitë e penalitetit e referonin si “të padënuar”.

Kathimerini zbulon prapaskenat, Italia dhe Greqia përplasen në Bruksel për marrëveshjet me Shqipërinë
Lexo po ashtu Kathimerini zbulon prapaskenat, Italia dhe Greqia përplasen në Bruksel për marrëveshjet me Shqipërinë

Në gjykim, avokatët e pretenduan si manipulim, me pretendimin se klienti i tyre ishte rehabilituar nga një dënim i mëparshëm. Dëshmitarja e thirrur nga mbrojtja, Anila Paci, specialiste në regjistrin e gjendjes gjyqësore në Drejtorinë e Burgjeve, tha se kur kërkohet nga individi, në rast rehabilitimi, dëshmia e penalitetit del “i padënuar”, ndësa kur kërkohet me shkresë nga prokuroria, në të pasqyrohet gjithë historiku dhe ndaj është përcjellë me shënimin “i dënuar”.


Shpjegimi nuk bindi mbrojtësit e Belerit. Por, teksa pret përballjen në Kushtetuese për shfuqizimin e vendimeve që lanë Belerin në qelitë e burgut, avokati Gjyzari tha se kjo gjykatë po tejzgjat nisjen e gjyqit me një qëllim të caktuar: “Tejzgjatja më shumë se 3 muaj tregon se duan ta mbajnë peng çështjen, që të mos shkojmë në Strasburg”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori