LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 8° fog

Gjykata Themelore në Gjakovë i cakton masën e paraburgimit të pandehurit G. G., për kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Gjakovë i cakton masën e paraburgimit të pandehurit G. G., për kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurit G. G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit
Lexo po ashtu Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

Sipas kërkesës, më datë 26 shkurt 2025, në rrugën “Isa Grezda” në Gjakovë, i pandehuri në shtëpinë e tij, duke përdorur armë zjarri dhe thikë, ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij E. G. dhe të dëmtuarit I. H., duke i mbajtur të mbyllur për disa orë nën kërcënimin e armës.

Gjithashtu, i njëjti ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij përmes goditjeve me thikë dhe ka mbajtur në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion në kundërshtim me ligjin.


Arma dhe municioni janë sekuestruar nga ana e policisë, ndërsa i pandehuri është arrestuar dhe viktimat kanë marr trajtim mjekësor.

Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe i ndikimit në prova.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 26 shkurt 2025 dhe do të zgjasë deri më 28 mars 2025.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend

Më shumë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Amerika
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Kalo në kategori