LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale, ‘Familja dhe Shpresa’ kërkojnë takim me Haradinajn

Gjykata Speciale, ‘Familja dhe Shpresa’ kërkojnë takim me Haradinajn

‘Familja dhe Shpresa’, shoqata e familjarëve të 86 personave vrarë dhe të zhdukur nga Klina, në masakrën e Kralanit të vitit 1999, ka kërkuar takim me kryeministrin e Kosovës , Ramush Haradinaj.

Përfaqësuesja e kësaj shoqate, Zana Bytqyi përmes një komunikate për media, thotë se qëllimi i këtij takimi është t’i dorëzojnë kryeministrit kërkesat e kësaj shoqate që datojnë nga 13 Nëntori për plotësim e Ligjit të Gjykatës Speciale, përmes të cilit kërkojnë që gjykohen edhe krimet e serbëve të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

“Në këtë takim ne (numri ende i pa përcaktuar i delegacionit të shoqatës dhe familjarëve të tjerë) do t’ju dorëzojmë personalisht juve në duar krejt kërkesat me shkrim që kemi bërë që nga 13 Nëntori 2016 krejt institucioneve të Republikës së Kosovës, krejt partive politike, krejt parlamentarëve të legjislacionit të kaluar, për plotësimin e ligjit të mbrapshtë për gjykatën speciale selektiv për pretendimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së për krime të luftës, ligj dhe gjykatë kjo e cila e ka amnistuar Serbinë dhe kriminelët e saj nga krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në thirrjen e shoqatës ‘Familja dhe Shpresa’.


Në thirrjen e kësaj shoqate theksohet se tashmë kryeministri dhe të tjerët liderë nuk mund të arsyetohen.

“Përderisa gjatë parlamentit të kaluar, mund të arsyetoheshit se nuk kishit përkrahje të mjaftueshme nga partitë e tjera aty në parlament, tash ky arsyetim i juaj nuk qëndron. Tash e keni shumicën parlamentare dhe po arrini që të mblidhni shumicë të thjeshtë votash për kaluar ligje të reja. Tash jeni në pozitë për të grumbulluar mjaftueshëm shumicë votash edhe për të plotësuar ligjin e mbrapshtë të vitit 2015”, thekson ‘Familja dhe Shpresa’.

Kjo shoqatë ndër tjerash ka paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke shtuar se është e turpshme se si përmes votimit të Gjykatës Speciale, Kosova fali Serbinë dhe kriminelët e saj nga krimet ndaj civilëve shqiptarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori