LAJMI I FUNDIT:

Gjykata sot vendos për ish-gjyqtaren Safete Tolaj

Gjykata sot vendos për ish-gjyqtaren Safete Tolaj

Gjykata Themelore e Ferizajt sot shpallë aktgjykimin ndaj të pandehurës S.T, e akuzuar për shkak të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës’ dhe veprës penale ‘marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare’.

Po ashtu, sipas aktakuzës, do të shpallet edhe aktgjykimin kundër të pandehurit F.T i akuzuar për shkak të veprës penale ‘ushtrimi i ndikimit’, veprës penale ‘falsifikimi i dokumenteve’, si dhe të pandehuri G.Sh i akuzuar për shkak të veprës penale ‘ushtrimi i ndikimit’.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit, është e hapur për publikun dhe nis në orën 14:00.


Sipas aktakuzës, e pandehura në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega në Deçan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin përkatësisht për të pandehurin F.T. keqpërdori autoritetin zyrtar në atë mënyrë që, pasi ajo më 02.01.2017, e kishte caktuar paraburgimin për një të pandehur, derisa i pandehuri Fisnik Tolaj dhe G.Sh. ishin takuar dhe ky i fundit duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkaloi kompetencat e tij dhe i dha shumën prej 1.900 euro të pandehurit Fisnik Tolaj për të ndikuar tek e pandehura Safete Tolaj e cila më pas më 10.01.2017 masën e paraburgimit e zëvendësoi me masën e dorëzanisë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e pandehura Tolaj deri më 13.01.2017 ka fshehur materialet arkivore të Gjykatës Themelore në Pejë dega në Deçan, ashtu që në shtëpinë e të njëjtës janë gjetur dosje origjinale të kësaj gjykate e të cilat e kishin vendin në arkivin e gjykatës.

Aktakuza po ashtu përshkruan se e akuzuara Safete Tolaj deri më 13.01.2017 në gjykatën e lartcekur i ka mundësuar të pandehurit Fisnik Tolaj përpilimin e dokumenteve dhe shkresave zyrtare ashtu që, i pandehuri F.T. duke shfrytëzuar pozitën e të pandehurës dhe me dijeninë e saj përdor vulën dhe shkresat zyrtare në të cilat fut përmbajtje të rreme, raporton KP.

Safete Tolaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtares, ndërsa kjo dorëheqje ishte aprovuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës në nëntor të vitit të shkuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori