Gjykata Penale nuk ka marrë asnjë vendim për akuzat e Prokurorisë Speciale (Video)

Alsat-M bën të ditur se Gjykata penale gjatë ditës nuk ka marrë asnjë vendim për paditë e dorëzuara një ditë më parë nga Prokuroria Speciale për 94 persona mes të cilëve janë edhe funksionarë të lartë politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëjnë me dije se akoma nuk kanë dorëzuar në gjykatë padi për katër nga lëndët e paralajmëruara një ditë më parë.
Në lidhje me ditën e sotme, prokurorja Katica Janeva thotë se beson që gjykata dë ta kryej detyrën në mënyrë të paanshme dhe se do të bëjnë çmos që të jenë në seancë për të argumentuar të gjitha akuzat që i kanë ngritur./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































